SC Gjilani dhe K.F Drita, me inicimin e kryesive dhe lojtarëve të këtyre klubeve, iu janë nënshtruar testeve për COVID19. Nga të dyja klubet të gjitha testet kanë rezultuar negative dhe nuk ka asnjë lojtar nga Gjilani pozitiv me këtë virus, shkruan 2LONLINE.com.
Këtë e kanë konfirmuar të dyja klubet, ndërsa pritet që t’i vazhdojnë përgatitjet intensive për vazhdimin e kampionatit.
Kujtojmë që para pak ditësh, Izair Emini, futbollist i kësaj skuadre, pas testeve të bëra në Maqedoni, kishte rezultuar pozitiv me Covid-19.
Kujtojmë, Drita është e dyta në tabelë me 43 pikë, ndërsa Gjilani i treti me 41.