Shkolla fillore “Muharrem Kadriu” në Tërnoc ka shënuar 50 vjetorin e themelimit në të cilin morrën pjesë përfaqësues komunal, shkollorë dhe dashamirë të arsimit.
Të pranishmit i përshëndeti edhe Hedvig Kadriu djali i “Muharrem Kadriut” personit që mbanë emrin shkolla.
“Gjysëm shekulli në historinë e një institucioni arsimorë nga emërimi i shkollës shqipe në Tërnoc me emrin Muharrem Kadriu nuk është edhe periudhë e vogël kohore. Gjëtë këtyre 50 viteve për çdo vit isha me ju në shënimin e kësaj dite duke përjetuar rrepektin, nderin dhe mirënjohjen e këtij populli për veprën jetësore të prindit tim të Muharrem Kadriut” tha mes tjerash Dr.Hedvig Kadriu.
Drejtori i shkollës, Bajram Salihu theksoi se shkolla mbanë emrin “Muharrem Kadriu”, me nderë dhe krenari.
Të pranishmit i përshëndeti edhe Muharrem Kadriu nipi i Muharrem Kadriut cili e ka trashëguar emrin e gjyshit të tij.
“Unë jam Muharrem Hedvig Kadriu nipi dhe trashigimtari i emrit të gjyshit tim të madh.Sot kam kënaqësinë e veçantë që në emrin tim presonal dhe të familjes sime të i’u shprehim urimet më të mira për këtë përvjetor të madh , 50 vjetorin e emërimit të shkollës shqipe në Tërnoc me emrin “Muharrem Kadriu”. Duke u rritur si fëmijë por edhe tani si i rritur gjithnjë më ka përcjellur ndjenja e krenarisë për personalitetin dhe veprën jetësore të gjyshit tim. Sot në ditën e shënimit të këtij përvjetori të madh duke e parë rrespektin dhe nderimin që ju i bëni emrit dhe veprës së gjyshit tim, ndjenja e krenarisë sime për origiinën dhe rrënjët familjare në këtë tokë shqiptare është më e madhe” theksoi Kadriu.
Shkolla kishte përgatitur një program të pasur kulturoro-artistik ndërsa u ndanë mirënjohje për arsimtarët që dhanë kontribut në arsimimin e gjeneratave.
Nagip Tashi i dhuroi shkollës një punim artistik-mozaik të Muharrem Kadriut.
BURIMI: Titulli.com