DYLON

Shaip Kamberi: Faleminderit pafund!

Shaip Kamberi: Faleminderit pafund!
Avatar photo Redaksia

Shaip Kamberi ka falënderuar të gjithë ata që të enjten, votuan për listën “Koalicionin e Shqiptarëve të Luginës” në rivotimin e mbajtur për qendrën numër 6 në Tërnoc të Bujanocit.

Postimi i plotë:

EkoHigjiena

Faleminderit pafund

Qytetarëve të Lagjës së Strukarëve të cilët përtej bindjeve politike sot votuan për përfaqësimin e shqiptarëve.

Njëzëri.

Faleminderit partnerëve të Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës për angazhimin, përkushtimin dhe betejën që udhëhoqëm e fituam bashkë.

Faleminderit edhe subjekteve tjera politike që veprojnë në Bujanoc e të cilat ndëgjuan drejtë nevojën e popullit shqiptar për vazhdimin e përfaqësimit parlamentar.

Vëzhguesve të PVD-së, PD-së, LPD-së e APN-së për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor duke e ruajtur kështu të drejtën themelore të demokracisë – që mundësuan realizimin e votës së lirë.

28 Prilli na bëri të gjithëve bashkë e bashkë ia dolëm të gjjthë.

Unë do të vazhdojë të jem zëri i të gjithë qytetarëve pa dallim.

Përtej çdo bindje politike janë shqiptarët.

Faleminderit!

Bashkë ia dolëm.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.