Tefik Ibrahimi, nga AKR-ja e Gjilanit, ka njoftuar përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, se tërhiqet nga kandidatura e të nominuarëve të këtij subjekti politikë për garën e 22 tetorit, për këshilltar të Kuvendit Komunal.
Ai ka vlerësuar se i ka takuar të ishte bartës i listës, madje për këtë i kishte shkruar edhe kryesisë qëndrore dhe vet presidentit të AKR-së Behgjet Pacollit, për të qenë bartës i listës, por doli të mos jetë përfillur.
Në një adresim mbështetësve të tij, Ibrahimi ka sqaruar edhe arsyet e ndërmarrjes të një veprimi të tillë, nga ana e tij.
Ja postimi i tij i plotë pa ndërhyrje:
NJOFTIM
Njoftoj simpatizantet e mij te AKR dhe anetaresine e AKR se une Tefik IBRAHIMI terhjeke kandidaturen time per keshilltar komunal.
A r s y e t i m
Jam anetar i AKR qe nga viti 2009. Ne zgjedhjet Komunale me 2009 me vote te popullit jam zgjedh asambleiste. Ne zgjedhjet komunale me 2013 ne Liste me nr 5 kam qene me i votuari ne dege. Po per shkak te defekteve ligjore shkon bartesi i Listes dhe nje femer.
Ne zgjedhjet Parlamentare me 2014 nga 5 kandidat nga Dega e Gjilanit une kam qene me i votuari!!
Para disa ditesh me shkrim i kam dergu Kryesise dhe Presidentit Pacolli , Kandidaturen per Bartes te Listes per zgjedhjet e 22 Tetorit.
Per habi time perkunder fakteve qe i permenda me lart e te cilat jan shkru ne Kerkese dhe faktit qe une Degen e AKR ne Gjilan e kam udheheq ne kohen me te veshtire Behgjet Pacolli kete e dine fare mire mirepo per cudi ai dhe Kryesia Qendrore refuzojne Kandidaturen time dhe me radhitin me nr 5 ne Liste. Cfare absurdi!!??
Te zgjedhet bartes i Listes Ismet Hajdini personi qe kurrfar rezultati nuk ka dhene ne Dege personi qe Kryesine e Deges e ka perqa dhe be pike e pese , personi qe ne zgjedhje parlamentare ka marr mbi 700 vota dhe ne vend qe te kerkohet doreheqja e tij
Presidenti dhe Kryesia qendrore e shperblejne dhe e bejne Bartes te Listes gje qe ai kete e ka pas qellim kryesor qe nga ardhja ne AKR dhe ne krye te Deges se AKR.
Keso vendime absurde mund te merren veq ne AKR. Nga nje Kryesi qe perveq per veteveten jasht,nuk ka kurrfar autoriteti!!
Andaj ne kete situate nuk dua qe sikur ne Zgjedhjet e vitit 2013 une te mbledhi vota e te pamerituarit te fitojne!!
Juve simpatizanteve te mij ju faleminderit qe perhere dhe gjithmone keni pas besim te une dhe me keni votu e perkrahe. Kesaj here nuk dua te ju lodhe!
I juaji, Tefik IBRAHIMI