Të shtunën që vjen:
PËRUROHET LIBRI STUDIMOR I ARSIM HALILIT, ” RRËFIMI POETIK NË TRI ROMANE TË ANTON NIKË BERISHËS”
I botuar në fillim të shkurtit 2024 nga Shtëpia botuese “Beqir Musliu”, libri studimor i Arsim Halilit, me titull, “Rrëfimi poetik në tri romane të Anton Nikë Berishës”, përurorhet kësaj të shtune, më 24 shkurt 2024, ora 11:30, në Bibliotekën e qytetit “Fan S. Noli” në Gjilan.
Për librin më të ri të shkrimtarit Arsim Halili, përpos botuesit Sabit rrustemi, pritet të flasin edhe Nexhat Rexha, Albina Idrizi dhe Prend Buzhala .
Pjesë e këtij akti solemn përurimi që do të udhëhiqet nga poetja Kaltrinë Berisha do të jetë edhe kryepersonazhi i këtij libri, shkrimtari ynë i mirënjohur, laureat i sivjemë i Çmimit kombëtar për vepër jetësore , “Azem Shkreli”, i cili iu dha në prag të festimit të 16 vjetorit të shtetësisë dhe njohjes ndërkombëtare të Kosovës, nga Ministria për kulturë, rini e sport në Prishtinë.
Përurimi i këtij libri studimor ( i dyti me radhë nga Arsim Halili) organizohet nga asociacioni alternativ i shkrimtarëve të Kosovës, me seli në Gjilan, Ars Clubi “Beqir Musliu”, i mbështetur dhe nga Biblioteka e qytetit.
Të mirëseardhur janë si krijuesit ashtu dhe artdashësit. /2LONLINE/
___________
Nga Ars Clubi “Beqir Musliu” Gjilan