DYLON

KPF i hap rrugë këmbimit të pronës komunale me pronën shtetërore për nevoja të FSK-së

KPF i hap rrugë këmbimit të pronës komunale me pronën shtetërore për nevoja të FSK-së
Avatar photo Redaksia

Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF), nën drejtimin e kryesuesit të Kuvendit Komunal të Gjilanit, Kushtrim Kadriu, në mbledhjen e sotme, pas një debati polarizues në relacionin pozitë-opozitë, ka rekomanduar për Kuvend propozim-vendimin për lejimin e këmbimit të pronave komunale me pronat e shtetërore si dhe propozim-vendimin për caktimin e lokacionit për ndërtimin e Qendrës Rajonale për patentë-shofer, të cilat i ka arsyetuar drejtori i Kadastrës, Bekim Salihu.

Ai ka thënë se këto prona, shumica prej tyre në Livoç të Epërm, kërkohen për ndërtimin e një baze ushtarake për FSK-në, të cilës i janë marrë prona nga Komuna e Gjilanit për nevoja publike. Kurse Ministria e Infrastrukturës ka kërkuar një lokacion për ndërtimin e një Qendre rajonale për patentë-shofer në Gjilan.   

EkoHigjiena

Unanimisht janë rekomanduar propozim-vendimi për subvencionimin e shtesave për lehona, ndryshim-plotësimi i vendimit për emërimin e Komisionit për shqyrtimin e kërkesave dhe ankesave në procesin e emërtimit të rrugëve dhe numërimit të adresave, sikurse edhe komisioni rekrutues për përzgjedhjen e drejtorëve dhe zv/drejtorëve në IEAA, komisioni për plotësim ndryshimin e rregullores për ndarjen e bursave, raporti i suksesit të nxënësve në gjysme vjetorin e parë të vitit shkollor 2023/2024, propozim-ndryshimi i një anëtari në përbërjen e KKSB, propozim-ndryshimi i një anëtari në komisionin komunal për vlerësimin e figurave dhe personaliteteve historike.

Po ashtu, KPF ka rekomanduar edhe shfuqizimin e planit për Integritet Komunal 2023-2027.

Ndërkaq u shtynë për më vonë, kërkesa e Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë për aprovimin e vlerësimit të dëmeve nga fatkeqësitë natyrore dhe të tjera për vitin 2023, me arsyetim se materiali është i mangët, diskutimi rreth hapjes se drejtimeve të reja në shkollat profesionale që mundësojnë punësim të gjeneratave të reja, me arsyetim se ka ende kohë për shqyrtimin e kësaj pike, si dhe raporti i punës i kryetarit të Komunës për vitin 2023, me arsyetim se materiali nuk është dërguar ende. Me kërkesën e përfaqësuesit të LVV u shty për seancën tjetër edhe informata rreth manifestimit ‘Flaka e Janarit’ 2024. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.