DYLON

Kryetari i Vitisë priti në takim përfaqësuesit e projektit “Kontrata Sociale”

Kryetari i Vitisë priti në takim përfaqësuesit e projektit “Kontrata Sociale”
Avatar photo Redaksia

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur sot në takim përfaqësuesit nga projekti “Kontrata Sociale” nga USAID-i.

Me këtë rast ata kanë bashkëbiseduar rreth këtij projekti që po implementohet në Viti.

EkoHigjiena

Gjithashtu u bisedua edhe rreth punëtorisë së fundit të mbajtur me zyrtarët komunal dhe qytetarët vitias, ku janë përzgjedhur edhe disa projekt propozime të cilat do të realizohen në Viti.

Këto projekt propozime u përzgjodhën në punëtorinë e fundit me votim të fshehur nga qytetarët.

Kryetari Haliti i falënderoi ata për bashkëpunimin e deritanishme duke shtuar se do të vazhdojnë të punojnë deri në jetësimin final të këtij projekti.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.