Të rinjët e Partisë Demokratike të Kosovës (RDK), vizituan disa barnatore të Gjilanit, si shenjë falenderimi për Ditën Ndërkombëtare të Farmacistëve.
PDK shprehet tejet falënderuese për punën e jashtëzakonshme që farmacistët e bëjnë çdo ditë, sidomos në kohën e pandemisë së COVID-19.
Kryetarja e ardhshme e Gjilanit, Leonora Morina-Bunjaku është zotuar se në mandatin e saj 4-vjeçar prioriteti kryesor do të jetë zhvillimi i shëndetësisë në qytetin tonë.
Dita Botërore e Farmacistëve është një mundësi për të bërë me dije se si po e transformojnë farmacistët fushën e shëndetësisë përmes një sërë shërbimesh shëndetësore në komunitetet e tyre, përfshirë këshillimin për një jetë të shëndetshme, vaksinimin për të parandaluar sëmundjet dhe sigurinë që barnat të merren në mënyrë korrekte, duke administruar kështu mirë sëmundjet dhe duke përmirësuar cilësinë e jetës.
Zyra për Informim e PDK-së, Gjilan
/Hapësirë e rezervuar për fushatë/