DYLON

Qëndrim Qerimi: Përderisa të tjerët po festojnë, zjarrfikësit janë në krye të detyrës

Qëndrim Qerimi: Përderisa të tjerët po festojnë, zjarrfikësit janë në krye të detyrës
Avatar photo Redaksia

“Përderisa të tjerët po festojnë, zjarrfikësit janë në detyrë.  Këtë natë feste familjet e tyre po festojnë pa ta. Zjarrfikësit meritojnë kushte e pajisje më të mira, paga të dinjitetshme dhe respekt mbarëpopullor”, ka thënë Qëndrim Qerimi, kryetar i Rinisë Demokratike, dega në Gjilan.

Ai bëri me dije se bashkë me disa anëtarë të Rinisë Demokratike vizituan zjarrfikësit, me ç’rast i dhuruan edhe disa dhurata që pas orarit të punës të ua dërgojnë fëmijëve të tyre, pasi sonte nuk kishin mundësi të ishin me ta.

EkoHigjiena

“Falënderojmë të gjithë stafin e veçanërisht Naser Ibishin për mikpritjen e diskutimin me ta”, ka thënë  i pari i të rinjve të PDK-së së Gjilanit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.