DYLON

RDK: Kosova dhe Gjilani meritojnë qeverisje të udhëhequr nga Partia Demokratike e Kosovës

RDK: Kosova dhe Gjilani meritojnë qeverisje të udhëhequr nga Partia Demokratike e Kosovës
Avatar photo Redaksia

Kosova dhe Gjilani meritojnë qeverisje të udhëhequr nga Partia Demokratike e Kosovës- thotë RDK-ja, sepse vullneti, gatishmëria e përkushtimi i tyre, do ta bëjnë diferencën.

Sipas Rinisë së PDK-së së Gjilanit, historikisht, të gjitha proceseve të rëndësishme për vendin tonë i ka prirë rinia, e cila me dijen dhe elanin e tyre përherë kanë sjellë ndryshimet që i kanë shërbyer lirisë dhe shtetformimit të Kosovës.

EkoHigjiena

Më tej në një komunikatë thuhet:

“Zgjedhjet nacionale të 9 shkurtit, qytetarët do të vendosin për Bedri Hamzën kryeministër të vendit.

Kosova më nuk do të jetë nën sanksione ndërkombëtare, do të krijohet stabilitet politik, do të ri-kthehet zhvillimi ekonomik, dhe do të funksionojë shteti ligjor, e që janë prioritetet kryesore për vendin tonë në katër vitet e ardhshme.

Poashtu edhe komuna e Gjilanit duhet të kthehet në normalitet, sepse me qeverisjen e VV-së kemi mbetë komuna më e pazhvilluar dhe e degraduar në çdo aspekt, përderisa edhe komunat si Kamenica dhe Artana e kanë tejkaluar Gjilanin në performancë, investime dhe zhvillim.

Qytetarët e Gjilanit gjithmonë kanë ditur për të ndëshkuar politikën e gabuar qeverisëse dhe kanë dhënë vlerësimin meritor në kushtet dhe rrethanat e caktuara.

PDK do të jetë alternativa e vetme serioze për të tejkaluar këtë gjendje depresive të krijuar nga një organizatë e dështuar”.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.