DYLON

Rashiti (PDK): Kryetari i Komunës ka dështuar në shumë aspekte gjatë gjashtëmujorit të parë

Rashiti (PDK): Kryetari i Komunës ka dështuar në shumë aspekte gjatë gjashtëmujorit të parë
Avatar photo Redaksia

“Në 6 muajt e parë të vitit, çdo gjë është dështim në Komunën e Gjilanit. Dëgjimi publik për raportin 6-mujor të punës, i cili është një obligim ligjor dhe pjesë konstituive e përpjekjeve për transparencë, vetëm sa e ka theksuar gjendjen e mjerueshme të komunës sonë”, ka thënë Riad Rashiti, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Dega në Gjilan.

Rashiti ka numëruar disa nga dështimet dhe mungesat e profesionalizmit, sipas tij që janë parë:

EkoHigjiena

Mungesa e bartjes së mjeteve nga viti paraprak- Asnjë përparim në ekzekutimin e mjeteve të mbetura nga viti i kaluar.

Anulimi dhe mos realizimi i Planit Zhvillimor Komunal (PZHK)- Mungesë vizioni dhe profesionalizmi në planifikimin afatgjatë.

Mosfunksionimi i komisioneve profesionale- Komisionet e domosdoshme për zhvillimin e projekteve janë jofunksionale.

Bllokimi i punës së Kuvendit- Mosmbajtja e seancave dhe pengimi i punës nga ana e ekzekutivit ka çuar në stagnim të vendimeve të rëndësishme.

Premtimet boshe dhe projektet e dështuar- Shumë projekte të premtuara janë lënë në gjysmë ose nuk janë filluar fare.

Mungesa e koordinimit për miratimin e buxhetit- Buxheti për vitin 2025 në krizë për shkak të mungesës së koordinimit midis ekzekutivit dhe Kuvendit Komunal.

Gjendja katastrofale në QKUK- Shërbimet shëndetësore janë në gjendje të mjerueshme, me mungesë të pajisjeve dhe stafit të kualifikuar.

Nepotizmi dhe keqmenaxhimi në NPL Tregu Gjilan- Emërimet e bazuara në lidhje familjare dhe jo në meritë kanë çuar në keqmenaxhim të tregut.

Mbi 220 punëtorë në kontrata mbi vepër- Angazhimi i punëtorëve pa kontrata të rregullta ka krijuar pasiguri dhe mungesë stabiliteti.

Kaos urbanistik- Planifikimi i dobët urban ka çuar në zhvillim të pakontrolluar dhe kaos në ndërtim.

Kaos në trafik- Menaxhimi i dobët i trafikut ka krijuar bllokime dhe mungesë të sigurisë në rrugë.

Kualitet i dobët i punëve- Shumë projekte publike janë realizuar me kualitet të ulët, duke çuar në nevojën për riparime të shpeshta.

Kurdisje të tenderëve- Proceset e prokurimit janë të manipuluara, duke favorizuar kompani të caktuara në mënyrë të padrejtë.

Tenderë për projekte me negocim- Projektet arkitekturore po ndahen përmes negociatave të drejtpërdrejta, duke anashkaluar konkurrencën dhe transparencën.

Shkolla pa drejtorë- Shumë shkolla po funksionojnë pa drejtues të emëruar, duke penguar zhvillimin arsimor.

Dështim në DKA për menaxhim- Drejtoria e Arsimit ka dështuar në menaxhimin dhe përmirësimin e cilësisë së arsimit në komunë.

Konkursë të kurdisura- Konkursët për pozita publike janë të manipuluara dhe të destinuara për të favorizuar të përkdhelurit.

Anulimi i konkurseve- Kur të përkdhelurit dështojnë, konkursët anulohen në mënyrë të padrejtë.

Dështime në shëndetësi- Kujdesi shëndetësor është i papërshtatshëm dhe me mungesa të theksuara në shërbimet bazë.

Dështime në zhvillim ekonomik- Subvencionet ju jepen familjarëve të asambleistëve të pushtetit dhe militantëve, duke anashkaluar bizneset e tjera të nevojshme.

Projekte në kulturë të manipuluara- Projektet kulturore ju jepen individëve të caktuar për të ndalur kritikat ndaj ekzekutivit.

“Këto janë vetëm disa nga dështimet që po e mbajnë Gjilanin pa përparuar. Është koha për ndryshim dhe për veprime konkrete në interes të qytetarëve”, ka thënë Riad Rashiti, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Dega në Gjilan.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.