Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” ka njoftuar se të premten më 15 janar, në orën 20:00, do të ndizen qirinj për viktimat e gjenocidit në Kosovë.
“Në pamundësi të organizohen tubime përkujtimore për shkak të rrethanave të krijuara nga pandemia me Covid-19, Qendra ‘Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur’ fton të gjithë shqiptarët, kudo qofshin në botë, që më 15 janar, në Ditën e Përkujtimit të Gjenocidit ndaj Shqiptarëve në Kosovë, në orën 20:00, të dalin në ballkone apo dritare të banesave të tyre dhe të ndezin qirinj për të kujtuar të gjitha viktimat e këtij gjenocidi!”, thuhet në komunikatën e kësaj qendre.
“Përkujtimi i viktimave të kësaj tragjedie të madhe kombëtare është minimumi i asaj që duhet të bëjmë në rrugëtimin për ndëshkimin e krimit dhe ngadhënjimit të drejtësisë! Me respekt për të gjitha viktimat dhe familjarët e tyre”, është theksuar në njoftimin e Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”.