Prokuroria e Gjilanit: Aktakuza për vjedhje pylli dhe moslajmërim të veprave penale apo kryesve të tyre

Prokuroria e Gjilanit: Aktakuza për vjedhje pylli dhe moslajmërim të veprave penale apo kryesve të tyre

Prokuroria e Gjilanit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person për 48 orë, ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër tre (3) personave të dyshuar dhe ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person për 48 orë, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Dhuna në familje’’.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale ‘’Dhuna në familje’’ dhe ‘’Kanosja’’, një (1) kërkesë për paraburgim ndaj një (1) personi për veprën penale ‘’Kontrabandimi i mallrave’’ dhe një (1) kërkesë për paraburgim ndaj një (1) personi për veprën penale ‘’Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’’.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Moslajmërimi i veprave penale apo kryesve të tyre’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja e pyllit’’.

KOMENTE