DYLON

Kryeministri Kurti shprehu ngushëllimet dhe respektin për viktimat e tërmetit në Turqi

Kryeministri Kurti shprehu ngushëllimet dhe respektin për viktimat e tërmetit në Turqi
Avatar photo Redaksia

Në librin e zisë, të hapur në Ambasadën e Turqisë në Kosovë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur respektin dhe nderimin për mijëra jetë të humbura tragjikisht nga tërmeti në Turqi.

E gjithë Kosova është tronditur nga tërmeti shkatërrues në Turqi dhe Siri. Ndajmë dhimbjen dhe pikëllimin me popullin turk dhe udhëheqjen e Republikës, ngushëllojmë familjarët e viktimave, urojmë shërim për të plagosurit dhe lutemi për jetën e të gjallëve nën rrënoja, ka shkruar kryeministri Kurti.

EkoHigjiena

Solidariteti ynë është i fuqishëm e ndihma dhe mbështetja jonë e parezervë dhe e vazhdueshme. Geçmiş olsun Türkiye, ka shkruar ai më tej në librin e zisë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.