Në natën mes të shtunës 30 dhe të dielës 31 mars ora ndryshon. Akrepat do të zhvendosen 60 minuta para nga 02:00 në 03:00, në datën 31 mars.
Ndryshimi i orës është bërë për herë të parë gjatë luftës së parë botërore, në 1916, duke i dhënë mundësi energjisë në këtë mënyrë të kursejë çdo vit miliona euro.
Por, edhe pse perëndimi ka dekada që e përdor ndryshimin e orës, jo të gjithë vendet sot janë dakord për ta mbajtur.
Rusia e ka braktisur ndryshimin e orës që në 2014, ndërsa Europa ishte dhe (ndoshta do të vazhdojë të jetë) për shkak të konfrontimit midis Frontit të Veriut, të udhëhequr nga Finlanda, të mbështetura edhe nga Austria dhe Gjermania dhe pjesa e Jugut.
Vendet e veriut, në muajt e verës të mbushura me diell deri në orët e vona, kanë kërkuar heqjen nëpërmjet sondazheve publike, duke e çuar vitin e kaluar këtë temë në dyert e Parlamentit Europian.