Këshilli i fshatit Priboc në bashkëpunim me komunën e Bujanocit, organizon manifestimin “Takimet e Vendlindjes – Priboci 2017”, i cili do të mbahet në Priboc, në afërsi të shtëpisë së Hafiz Musliut, më 23. 07. 2017,( e diel) në ora 11.00.
“Janë të ftuar të gjithë qytetarët e fshatit Priboc të shpërndarë në shumë vende: në Kosovë, Serbi, Maqedoni e vende tjera, mysafirë të ndryshëm, udhëheqës komunal e lider të partive politike të komunës së Bujanocit, Në takim do të ketë edhe program kulturo-artistik si dhe aktivitete tjera”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, për një pjesë të qytetarëve është siguruar një autobus pa pagesë.. Autobusi niset, të dielën në ora 8. 00, nga stacioni i autobusëve në Gjilan, ndërsa në orën 9. 00, te vendi i quajtur “LISI” është pikëtakimi i të gjithë qytetarëve për të vazhduar rrugën së bashku për Priboc, bënë të ditur Ismet Tafili nga Këshilli organizues i këtij takimi.