DYLON

Nëntogeri i FSK-së Rilind Idrizi merr çmimin “Studenti më i mirë ndërkombëtar”

Nëntogeri i FSK-së Rilind Idrizi merr çmimin “Studenti më i mirë ndërkombëtar”
Avatar photo Redaksia

Sot, në Kolegjin Mbretëror të Forcave Ajrore në Cranwell të Mbretërisë së Bashkuar u mbajt ceremonia e diplomimit të kadetëve-oficerëve, që për 7 muaj vijuan studimet ushtarake në këtë kolegj. Pjesë e Kolegjit Mbretëror të Forcave Ajrore në Cranwell ishin edhe dy pjesëtarë të Forcës së Sigurisë të Kosovës; nëntoger Rilind Idrizi dhe tetari Feti Pronaj.

Nëntogeri Rilind Idrizi ka treguar performancë të jashtëzakonshme në fushën e studimeve ushtarake, akademike dhe praktike, dhe si rezultat i këtyre arritjeve ka marr çmimin e studentit më të mirë ndërkombëtar. Nëntogeri Idrizi, këtë çmim e ka pranuar nga oficeri komandues i këtij kolegji-Marshall Steve Rochell.

Në këtë ceremoni i pranishëm ishte edhe komandanti i Forcës së Sigurisë të Kosovës gjenerallejtënant Rrahman Rama.

EkoHigjiena

Komandanti i FSK-së, gjeneral Rama, pas përfundimit të ceremonisë së diplomimit, tha: “Jam shumë i kënaqur me performancën e dy pjesëtarëve tanë, nëntoger Idrizit dhe tetar Pronajt, si pjesëtarët e parë që diplomuan në Kolegjin Mbretëror të Forcave Ajrore. Ata kanë demonstruar standarde të larta gjatë studimeve të tyre në këtë kolegj. Si komandant i Forcës së Sigurisë të Kosovës jam shumë i kënaqur me çmimin që nëntogeri Rilind Idrizi e ka fituar si rezultat të paraqitjes së jashtëzakonshme të tij, por njëkohësisht jam i kënaqur edhe me tetarin Feti Pronaj, si nënoficer i parë, që me sukses ka përfunduar studimet në këtë kolegj të Mbretërisë së Bashkuar.

“Suksesi i kadetëve dhe oficerëve tanë në Akademitë më prestigjioze në Botë, është edhe një dëshmi se FSK-ja po ndërtohet me standardet më të larta profesionale të nivelit të shteteve të NATO-s” tha në fund, komandanti i FSK-së, gjeneral Rama.

Në Akademinë Mbretërore Sandhurst dhe në Kolegjin Mbretëror të Forcave Ajrore të Mbretërisë se Bashkuar, deri më tani, kanë diplomuar me sukses 17 kadetë të FSK-së, duke përfshirë edhe 3-tri kadete.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.