Në zyrat e Lëvizjes Vetëvendosje sot kanë qëndruar për vizitë përfaqësuesit e FMN-së, Ruud Veremulen dhe Selim Thaçi të cilët u pritën nga Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe Nënkryetari, Besnik Bislimi.
Me përfaqësuesit e FMN-së u diskutua shqetësimi për rreziqet fiskale që nuk përmbushin planifikimin buxhetor për të hyrat në këtë vit si dhe për ndikimin buxhetor afatmesëm dhe afatgjatë të një sërë vendimesh qeveritare si në paga e po ashtu edhe në politika sociale që më shumë janë iniciativa të fragmentarizuara që nuk ndikojnë në uljen e varfërisë në Republikën e Kosovës.
Po ashtu, përfaqësuesit e FMN-së njoftuan edhe me angazhimet e tyre aktualisht dhe për vizitën e ardhshme që do ta kenë në Republikën e Kosovës.