DYLON

Kontrollohet një bastore e dyshuar për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit

Kontrollohet një bastore e dyshuar për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit
Avatar photo Redaksia

Më 28 qershor 2018 rreth 15:00 në rrugën “Tirana” të Vitisë, Policia e Kosovës, njësiti i Krimeve Ekonomike dhe Antikorrupsion qe vepron në Gjilan, gjatë një pune operative në terren, kanë pas informata përmes rrugëve operative se në një lokal është duke u zhvilluar një veprimtari e kundërligjshme me lojëra të fatit.

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se pas kontrollit aty kishte pasur libra të bastorës sportive “Loni Sport” e cila nuk ishte e licencuar si dhe në shtëpizat kompjuterike kishte të instaluara lojërat “Keno” dhe “Lucky Balls”, në kundërshtim me ligjin mbi lojërat e fatit.

Zëdhënësi Hashani ka thënë se po ashtu , në të njëjtin lokal ishin të vendosur 8 aparate kazinove të markës “Apex” dhe “Merkur” duke zhvilluar aktivitetin e saj pa licencë, të cilët janë konfiskuar nga Dogana e Kosovës.

EkoHigjiena

“Policia e Kosovës kanë sekuestruar përkohësisht katër shtëpiza kompjuterike nën dyshimin e arsyeshëm se është duke u kryer vepra penale. Në konsultim me prokurorin, rasti i referohet Prokurorisë Themelore, në procedurë të rregullt”, ka thënë zëdhënësi Hashani.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.