Qytetarë të shumtë marrin pjesë në debatin publik me kryetarin Haliti

Qytetarë të shumtë marrin pjesë në debatin publik me kryetarin Haliti

Është mbajtur sot debati publik i kryetarit të komunës, së Vitisë, Sokol Haliti me qytetarët e kësaj komune. Në këtë debat Kryetari Haliti i ka njoftuar qytetarët vitias mbi punën gjashtë mujore të institucioneve komunale për këtë vit por edhe mbi zhvillimet komunale në komunë. Në pjesën e dytë qytetarët kanë parashtruar pyetjet dhe sugjerimet e tyre mbi punën e institucioneve komunale të Vitisë. Përndryshe ky debate parashihet me rregulloren për transparencë.

Në fillim të këtij takimi kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti i ka njoftuar të pranishmit mbi aktivitetet dhe punët e zhvilluara, projektet që janë në realizim, planet për gjashtë mujorin e ardhshëm dhe atë në të gjitha fushat si arsim, shëndetësi, bujqësi, kulturë, infrastrukturë, shërbime publike, administratë por edhe në shumë fusha të tjera.

“Gjatë kësaj periudhe nuk kemi pushuar së angazhuari në përmbushjen e nevojave të qytetarëve tanë me qëllimin më të mirë të ngritjes së cilësisë dhe mirëqenies së qytetarëve vitias. Vitia jonë, në këtë gjashtë mujor ka arritur një progres pozitiv dhe atë në të gjitha fushat si në fushën e investimeve kapitale, rritjen e bashkëpunimit me donator, promovimin dhe organizimin e aktiviteteve të ndryshme. E gjithë kjo u bë mundur falë bashkëpunimit me nivelin qendror, donatorët, shoqatat, miqtë tanë ndërkombëtar, mërgatën tonë të nderuar por edhe bashkëpunimit të ndërsjellët të institucioneve komunale me qytetarët e saj të cilët ja duan të mirën këtij vendi” u shpreh ndër tjerash kryetari Haliti.

Ai shtoj se bashkëpunimi i qytetarëve me komunën por edhe besimi që ata kanë ndaj institucioneve ju jep forcë atyre që të vazhdojnë siç tha ai pa u ndalur në rrugën drejtë arritjeve të reja dhe realizimin e qëllimit dhe misionit tonë për një Viti të zhvilluar ekonomikisht, të integruar përtej kufijve administrativ.

“Vetëm gjatë këtij viti ju jeni dëshmitar të kohës që në gati të gjitha lokalitetet e komunës së Vitisë po punohet me një rritëm të shtuar. Vitinë e kemi shndërruar në një vendpunishte ku po lulëzojnë projektet e shumta të cilët ju qytetarët tani mund ti shihni dhe prekni”, u shpreh Haliti.

Më pas ai ka paraqitur edhe disa nga punët të cilat janë zhvilluar në fushat e ndryshme. Kurse në fund të këtij debati kryetari Haliti ju është përgjigjur pyetjeve të qytetarëve të cilët ishin të shumtë në numër. Ky takim është organizuar nga Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publkun, kurse hapjën e saj e ka bërë Fatbardha Emini, zëdhënse e Qeverisë Komunale njëherit edhe Drejtoresh e Arsimit në Viti.

KOMENTE