Sot, në mëngjes, në sallën e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, në Kuvendin e Kosovës, deputeti dhe i nominuari për kryeministër i Lëvizjes, Albin Kurti, priti në takim nënkryetarin e LDK-së, Lutfi Haziri, njofton Vetëvendosje.
“Ata diskutuan për situatën e përgjithshme politike në Kosovë dhe për bllokimin institucional të shkaktuar nga PAN-i. Në veçanti, ata konsideruan nevojën e bashkëpunimit midis LV dhe LDK (përkatësisht LAA) për trajtimin dhe harmonizimin e programeve politike e qeverisëse, për çfarë ngarkohen Dardan Sejdiu dhe Avdullah Hoti që me ekipet respektive të zhvillojnë dhe intensifikojnë takimet dhe bisedimet e përbashkëta në ditët në vijim”, thuhet në njoftim.