DYLON

Ministri i Financave Agim Krasniqi vlerëson lartë kontributin e Bankës Botërore për Kosovën

Ministri i Financave Agim Krasniqi vlerëson lartë kontributin e Bankës Botërore për Kosovën
Avatar photo Redaksia

Ministri i Financave Agim Krasniqi priti sot në takim Menaxherin e Zyrës së Bankës Botërore në Kosovë Marco Mantovanelli.

Biseduan për suksesin dhe sfidat e implementimit të portfolios së Bankës Botërore në Kosovë, si dhe për vazhdimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve, me theks të veçantë në fushat të cilat ndikojnë në zhvillimin ekonomik, në politikat sociale, në uljen e papunësisë, në arsim dhe shërbime shëndetësore cilësore.

Gjatë takimit të dyja palët u dakorduan që në kuadër të portfolios së përbashkët të ndërmerren hapa për të siguruar që projektet të kenë ecurinë e duhur në implementimin e tyre.

EkoHigjiena

Ministri Krasniqi duke falënderuar Menaxherin e Zyrës së Bankës Botërore në Kosovë Marco Mantovanelli theksoi se bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Bankës Botërore ka qenë shumë i mirë dhe se projektet e financuara nga Banka Boterore kanë dhënë rezultatet e tyre në shoqërinë tonë, dhe se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen drejt financimit të projekteve me impakt në zhvillimin ekonomik të vendit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.