DYLON

MARIAH CAREY: Heroi

Avatar photo Redaksia

MARIAH CAREY: Heroi

[Strofa 1]
Është një hero
Nëse shikon brenda zemrës tënde
Nuk ke nevojë të frikësohesh
Nga ajo se çka je
Është një përgjigje
Nëse arrin brenda shpirtit tënd
Dhe dhimbja që e ndien
Do të tretet

[Refreni]
Dhe pastaj vjen një hero
Me forcën për të vazhduar
Dhe ti i gjuan druajtet tua anash
Dhe e din se mundesh me mbijetu
Pra kur ndihesh sikur s’ka shpresë
Shiko brenda vetes dhe ji e fortë
Dhe përfundimisht
do ta shohësh të vërtetën
Se një hero ndodhet në ty

EkoHigjiena

[Strofa 2]
Është rrugë e gjatë
Kur përballesh me botën vetëm
Askush nuk e zgjat dorën
Me t’mbajtë ty
Mund ta gjesh dashurinë
Nëse kërkon përbrenda vetes
Dhe zbraztësia që e ndieve
Do të zhduket

[Refreni]
Dhe pastaj vjen një hero
Me forcën për të vazhduar
Dhe ti i gjuan anash druajtet tua
Dhe e din se mundesh me mbijetu
Pra kur ndihesh sikur s’ka shpresë
Shiko brenda vetes dhe ji e fortë
Dhe përfundimisht
do ta shohësh të vërtetën
Se një hero ndodhet në ty

[Ura]
Zoti e di
Ëndrrat është vështirë me i ndjekë
Por mos e lejo askë
Që të t’i largojë ato
Mbaju
Do të ketë të nesërme
Me kohë
Do ta gjesh rrugën

[Refreni]
Dhe pastaj vjen një hero
Me forcën për të vazhduar
Dhe ti i gjuan anash druajtet tua
Dhe e din se mundesh me mbijetu
Pra kur ndihesh sikur s’ka shpresë
Shiko brenda vetes dhe ji e fortë
Dhe përfundimisht
do ta shohësh të vërtetën
Se një hero ndodhet në ty

Përktheu: Ridvan Bunjaku

video: MARIAH CAREY: Heroi

Variant në gegë

Heroi

[Strofa 1]

Asht ni hero
Nëse kqyr mrena zemrës tande
S’ki nevojë m’u tutë
Prej asaj se çka je
Asht ni përgjigje
Nëse mrrin mren’a shpyrtit tand
Edhe dhimta që e n’in
Ka m’u tretë

[Refreni]
E tani vjen ni hero
Me forcën për me vazhdu
E ti i gjun drujtjet e tua anash
E e din se munësh me mbijetu
Pra kur nihësh sikur s’ka shpresë
Kqyr mrena vetit dhe ji e fortë
Dhe ma n’fund
Ki me pa t’vërtetën
Se ni hero asht n’ty

[Strofa 2]
Asht udhë e gatë
Kur përballësh me botën vetë
Kurrkush nuk e zgat dorën
Me t’majtë
Munësh me gjetë dashninë
Nëse lyp mrena vetit
E shpraztsia që e nive
Ka m’u zhdukë

[Refreni]
E tani vjen ni hero
Me forcën për me vazhdu
E ti i gjun drujtjet e tua anash
E e din se munësh me mbijetu
Pra kur nihësh sikur s’ka shpresë
Kqyr mrena vetit dhe ji e fortë
Dhe ma n’fund
Ki me pa t’vërtetën
Se ni hero asht n’ty

[Ura]
Zoti e din
Andrrat asht shtirë m’i njekë
Po mos e lejo kurrkon
Me t’i largu ato
Maju
Ka me pasë t’nesërme
Me kohë
Ki me gjetë rrugën

[Refreni]
E tani vjen ni hero
Me forcën për me vazhdu
E ti i gjun drujtjet e tua anash
E e din se munësh me mbijetu
Pra kur nihësh sikur s’ka shpresë
Kqyr mrena vetit dhe ji e fortë
Dhe ma n’fund
Ki me pa t’vërtetën
Se ni hero asht n’ty

(Ridvan Bunjaku)

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.