DYLON

Haziri takoi strukturat e LDK-së në Zurich, Luzern dhe Solothurn

Haziri takoi strukturat e LDK-së në Zurich, Luzern dhe Solothurn
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, njëherësh nënkryetar në nivel qendror, Lutfi Haziri, ka takuar strukturat e partisë Zvicër, përkatësisht në Zurich, Luzern dhe Solothurn.

“Kisha kënaqësinë t’i takoja strukturat e Degës së Parë të LDK-së në Zurich dhe Luzern dhe Degës së Dytë në Solothurn. Rruga e Re për Kosovën na bashkon të gjithëve përsëri. Roli i rugovistëve në mërgatë, për liri, pavarësi e demokraci ishte thelbësor ndër vite dhe i tillë vazhdon të mbetet dhe sot. Ju faleminderit shumë për punën dhe rolin e jashtëzakonshëm të mërgatës për liri, pavarësi e demokraci. Mërgimtarët janë heronjtë tanë të gjallë”, ka thënë Haziri i LDK-së.  /2LONLINE/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.