Lëvizja Qytetare Vatra nga takimi me deputetin Fatmir Hasani u dakorduan që të ndihmon në evidentimin e personave që iu është refuzuar shtetësia ose i janë pasivizuar dokumentet e shtetësisë.
Shumë qytetarë që jetojnë në Gjilan të dëbuar nga Presheva, Bujanoci e Medvegja, të cilët kishin dokumente-shtetësi të Serbisë, nga viti 2012 kanë filluar të pasivizohen dhe të ç’regjistrohen dhe me shumë vështirësi kanë arritur t’i vazhdojnë para se t’ju dal afati kohorë.
Tani më nuk janë duke i vazhduar pasaportat dhe letërnjoftimet e atyre që nuk jetojnë në Serbi edhe pse ligji i shtetit serb e parasheh që një person ka të drejtën e dyshtetësisë dhe të jetojë ku të do. Ka mjaftuar një udhëzim administrativë që shumë shqiptarëve të ju pasivizohen dokumentet dhe të mos ju vazhdohet letërnjoftimi vetëm pse këta punojnë, studiojnë ose nuk jetojnë në Serbi.
Deputeti shqiptar që i përfaqëson shqiptarët në parlamentin e Serbisë Fatmir Hasani, ka filluar t’i grumbullon dokumentet e shqiptarëve që u janë refuzuar ose pasivizuar pas pranimit të regjistrimit dhe përmes rrugës institucionale të kërkon zgjidhjen e këtij problemi.
Lëvizja Qytetare Vatra nga takimi me deputetin Fatmir Hasani u dakorduan që të ndihmon në evidentimin e personave që iu është refuzuar shtetësia ose i janë pasivizuar dokumentet e shtetësisë.
Ata të cilët kanë pas një problem të tillë, le të lajmërohen në Lëvizjen Qytetare Vatra tek zëdhënësi i Lëvizjes z. Fikri Mehmeti, thuhet në njoftimin e Vatrës
.Nr Kontaktues: +377 45 688 973
email add: [email protected]