Pas një sëmundje të shkurtër, ndërroi jetë Emine Matoshi, pjesëtare e policisë së Kosovë, e për anëtarin e Kuvendit komunal të Gjilanit, Shefik Surdullin, lajmi për ikjen në amshim të Emine Matoshit ka qenë lajm tronditës.
Surdulli, bashkëvendas me policen e ndjerë, ka thënë se e paharrueshme ka për të qenë veprimtaria e saj kombëtare dhe kontributi i çmueshëm i saj në kohët më të liga për Kosovën dhe popullin e saj. Po ashtu dinjitetshëm i shërbeu vendit, në uniformën e respektuar të Policisë së Kosovës, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Ja postim i plotë i Surdullit në profilin e tij në facebook.
Lajm tronditës!
Më pikëlloi lajmi për vdekjen tënde Emine, bashkëvendase dhe bashkëveprimtare imja në kohët më të liga për Kosovën!
Nuk e besoja se mundë të të merr vdekja kaq shpejtë, por ajo sot të paska rrëmbyer!
E paharrueshme ka për të qenë veprimtaria jote kombëtare dhe kontributi yt i çmueshëm në kohët më të liga për Kosovën dhe popullin e saj.
Po me atë elan, me atë përkushtim e përgjegjësi, i shërbeve dinjitetshëm vendit tënd, në uniformën e respektuar të Policisë së Kosovës, në ruajtjen e lirisë e të paqes, për të cilën ti nuk u kurseve.
Verbica me këtë rast ka humb një njeri të mirë të saj, një veprimtare atdhedashëse të përkushtuar e një zyrtare të zellshme të PK-së!
Bashkëndjejë me familjen, miqtë dhe bashkëpunëtorët e saj në Policinë e Kosovës!
Lamtumirë, Emine Matoshi! /2LONLINE.com/