Futbollisti kosovar i lindur në Viti, Liridon Krasniqi nga tash do ta përfaqësojë shtetin e Malajzisë, pas një pritje të gjatë Krasniqi është paisur tashme me pasaportë malajzezë.
Sulmuesi 28 vjecar, i cilin luan në supërligën e Malajzisë, për Jehor DT deri tash nuk ka arritur të luaj ende asnjë ndeshje për ndonje ekip kombëtar, prandaj e ka të drejtë ta zgjedhë cilindo shtet që dëshiron ta përfaqësojë.
Por, pasi Kosova ende nuk ka shfaqur interesim, për ta afruar afër vetës Lirdonin, atëherë Krasniqi tashme thuajse vetëm e ka bërë zgjedhjën pas pasaportës të cilën e ka marrë.
Krasniqi kishte shprehur interesim edhe me pare ta përfaqësojë shtetin e Azisë juglindore, vend të cilin luan që 5 vjet.
Ai u transferua në Kedah FA në fillim të vitit 2015 dhe luajti edhe për Melaka Utd, para se t’i bashkohej Jehor DT në fund të vitit të kaluar.
Ai i ka vetëm dy paraqitje për ekipin kombëtar U-21 të Shqipërisë në të kaluarën. Në dhjetor të vitit 2018, në një intervistë Krasniqi ishte shprehur se në qoftë se i vije ndonjë ftesë nga Malajzia ai do ta pranonte me knaqësi.
Krasniqi ka pesë vjet që luan futboll në Malajzi dhe rregullat e FIFA-s thonë se një futbollist duhet t’i kalojë pikërisht pesë vjet në një vend, për të qenë i përshtatshëm për ta marrë nënshtetësinë e atij vendi.