Ish – futbollisti i Dritës i bindur, “Titulli kampion vjen në Gjilan”

Ish – futbollisti i Dritës i bindur, “Titulli kampion vjen në Gjilan”

Ish – futbollisti i mirënjohur, Erdin Hashani, i cili ka mbrojtur ngjyrat e shumë skuadrave të Supërligës së Kosovës ka folur per Superligen e Kosoves ne futboll.

Trajneri i Vllaznisë së Pozheranit, ka thënë se titulli i kampionit do të shkojë në Gjilan, tek njëra nga skuadrat e Dritës ose Gjilanit.

Ai ishte ish-lojtar i Dritës, dhe tashmë është pjesë e futbollit kosovar si trajner. Dhe, Hashani ka një mendim për titullin kampion.

“Edhe Prishtina, edhe Ballkani janë për titull, dhe do të jetë shumë interesant gara për titull këtë vit, për shkak se 4 ekipe luftojnë për titull. Por, unë mendoj që titulli do të shkojë në Gjilan ose tek Drita ose tek Gjilani. I jap përparësi pak Dritës për shkak se nuk është në garat e Kupës dhe do të fokusohet vetëm në kampionat. Mendimi im është që titulli do të shkojë në Gjilan”, ka thënë Hashani në emisionin Sporti Total në KTV.

KOMENTE