DYLON

FFK përgëzon Aleksandër Çeferinin dhe Armand Dukën për rizgjedhjen e tyre

FFK përgëzon Aleksandër Çeferinin dhe Armand Dukën për rizgjedhjen e tyre
Avatar photo Redaksia

Presidenti i UEFA-s, Aleksandër Çeferin është zgjedhur për mandatin e ri katërvjeçar në krye të futbollit evropian. Ai u votua unanimisht në Kongresin e mbajtur në Lisbonë, ku FFK u përfaqësua nga nënkryetari Bakir Burri dhe sekretari i përgjithshëm Taulant Hodaj, njofton FFK.

Krahas rizgjedhjes së presidentit Çeferin, në këtë kongres janë votuar edhe anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, e ku presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka është zgjedhur për herë të dytë anëtar në këtë organ dhe atë me më së shumti vota nga të gjithë kandidatët e tjerë.

EkoHigjiena

Federata e Futbollit e Kosovës në vazhdimësi ka qenë në mbështetje të presidentit Duka dhe e vlerëson tejet të rëndësishëm faktin që edhe në periudhën e ardhshme katërvjeçare futbolli mbarëkombëtar por edhe ai i rajonit do të përfaqësohet në organin më të lartë të UEFA-s nga miku i madh i futbollit të Kosovës, Armand Duka.

Njëherësh FFK përgëzon presidentin Çeferin dhe presidentin Duka për mandatin e ri, me besim të thellë se edhe në periudhën e ardhshme do ta ketë përkrahjen e tyre dhe të UEFA-s në zhvillimin e mëtejmë të futbollit në Kosovë, njofton FFK. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.