DYLON

Kuvendi miraton Statutin e ri të FFK-së

Kuvendi miraton Statutin e ri të FFK-së
Avatar photo Redaksia

Me 48 vota për, asnjë kundër e një abstenim është miratuar Statuti i ri i FFK-së në Kuvendin e Jashtëzakonshëm, që u mbajt sot në selinë e federatës.

Ky Statut është hartuar nga ekspertë të FFK-së dhe të UEFA-s e FIFA-s. Kuvendi nisi me intonimin e himnit shtetëror, derisa me një fjalë rasti të pranishmëve iu drejtua presidenti Agim Ademi, njofton FFK.

EkoHigjiena

Ai theksoi se hartimi i Statutit është bërë nga tre ekspertë të FIFA-s, dy të UEFA-s dhe ekspertë të FFK-së.

“Ne e kemi planifikuar që këtë Statut ta miratojmë në Kuvendin e rregullt të punës, por meqenëse miratimi i Statutit ishte një nga kriteret për licencim nga MKRS, ne kemi ftuar Kuvendin e Jashtëzakonshëm. Besoj se miratimi i këtij Statuti do të na e sjellë edhe licencimin nga MKRS. Bazamenti i këtij Statuti është në UEFA e FIFA, pasi për herë të parë këto dy institucione e kanë një Statut unik dhe mund të them se ne e kemi fatin që po thuajse jemi federata e parë që e aplikon këtë statut model”, ka theksuar Ademi.

Punimet e Kuvendit i ka përshëndetur edhe presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, i cili përgëzoi hartimin e Statutit të ri dhe shprehu shpresën se ndryshimet e bëra në këtë statut do të jenë në dobi të futbollit dhe të gjitha klubeve. P

o ashtu, të pranishmit në emër të presidentit të UEFA-s, Aleksandër Çeferin i përshëndeti Luca Nicola, derisa me një shkresë këtij kuvendi iu drejtua edhe FIFA, e cila përgëzoi hartimin e Statutit të ri.

Të pranishëm ishin edhe përfaqësuesit e Ministrisë së Sportit si dhe ata të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Pas fjalimeve, u.d. Sekretari i Përgjithshëm, Taulant Hodaj, paraqiti disa prej ndryshimeve më të rëndësishme në draft-Statut dhe më pas hapi debatin për delegatët.

Tre delegatë shprehën pakënaqësitë e tyre lidhur me procesin e draftimit të këtij statuti, për çka nga presidenti Ademi u udhëzuan që në të ardhmen ato t’i paraqesin me shkrim dhe në kuvendet e ardhshme t’i paraqesin për miratim.

Ndërkaq, delegati Tahir Batatina përgëzoi punën e bërë dhe theksoi nevojën për t’u miratuar ky Statut, në mënyrë që t’i hapet rruga licencimit të FFK-së nga MKRS, e që sipas tij zhagitja e këtij procesi më së shumti po i dëmton klubet.

Krahas Statutit të ri, delegatët e Kuvendit miratuan me shumicë votash edhe Rregulloren e Kuvendit të Punës si dhe Rregulloren e Këshillit Mbikëqyrës, të cilat po ashtu kanë qenë kritere për licencim nga MKRS.

Në fund, presidenti Ademi falënderoi të gjithë delegatët për vendimin e tyre të arsyeshëm për miratimin e Statutit të ri dhe theksoi se së bashku me KE-në do të vazhdojë të mbrojë interesin e futbollit dhe nevojave të klubeve.

Ai i ftoi edhe delegatët që shprehën pakënaqësi dhe që braktisën punimet e kuvendit t’i thërrasin arsyes, teksa theksoi se është e drejta e tyre që të mendojnë ndryshe, por kudo në botë demkoracia e ka kështu, ku shumica pajtohet e dikush jo, por tha se do të punojë për t’i realizuar edhe kërkesat e tyre, njoftn faqja zyrtare e FFK-së.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.