“Sot, me rastin e 1 Qershorit- Ditës Ndërkombetare të Fëmijeve, në qendrën tonë të Handikos në Gjilan, na vizituan studentet e vitit të tretë të Fakultetit të Edukimit, së bashku me asistenten Mevlyde Syla dhe profesorëshën Voglushe Kurteshi”, ka bërë me dije Fatmir Shurdhani, drejtor ekzekutiv i kësaj Shoqate.
Studentet dhuruan për qendrën Handikos, mjete didaktike të punuara nga vet ato, transmeton Portali 2LONLINE.com.
“Handikos në Gjilan është mirënjohës dhe e falënderon Universitetin Kadri Zeka – Gjilan, si dhe studentët e Fakultetit të Edukimit”, shprehet Shurdhani. /2LONLINE/