DYLON

Handikos: U shënua 1 Qershori – Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve

Handikos: U shënua 1 Qershori – Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve
Avatar photo Redaksia

“Në një atmosferë festive, në praninë e prindërve dhe familjarëve të fëmijëve të Qendrës HANDIKOS në Gjilan, nënkryetares së Komunës Leonora Bunjaku, përfaqësuesve të Drejtorisë për Arsim, drejtoreshës Selvete Sylejmani, Tulaj Hasanaj, Drejtorisë së Shëndetësi dhe Mirëqenje Sociale, drejtoreshës  Aurorë Osmani e të tjerë fëmijët e kësaj qendre, përmes demostrimit të aktiviteteve të llojllojshme, lojërat pa kufi, vizatime, dhe shumë aktivitete tjera rekreative treguan shpirtin fëmijëror të pa djallëzuar, duke i dhënë hijeshi kësaj dite të veçantë”.

Ata kanë përçuar mesazhin se shoqëria jonë në përgjithësi mbanë obligim dhe përgjegjësi, që atyre tu krijojë kondita dhe ambient të përshtateshim, që të rritën dhe edukohen për të jetuar në një botë, të lirë, në paqe të plotë pa dhunë, pa diskriminim dhe pa paragjykime, më të drejta të plota sikur të gjithë të tjerët.

EkoHigjiena

“Madhështinë e këtij eventi të sotëm i dhanë edhe studentët e fakultetit të Edukimit nga Universiteti “K. Zeka” në Gjilan. Stafi i HANDIKOS në Gjilan nga zemra i falënderon, veç e veç, secilin pjesëmarrës në këtë event për këtë ndjesi tepër humane”, ka thënë Fatmir Shurdhani, drejtor ekzekutiv i Handikos-it, transmeton Portali 2LONLINE.com.

Handikos në Gjilan të gjithë fëmijëve iu uron 1 Qershorin  – Ditën Ndërkombëtare të tyre, më dëshirat më të sinqerta, që të gjithë fëmijët pa dallim, race, ngjyre, etniteti, kombësie, aftësie të kufizuar, të rritën të shëndetshëm në paqe, liri dhe më të drejta të barabarta.

GËZUAR 1 QERSHORI FËMIJË!     /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.