DYLON

Historiani gjilanas Naim Musliu iu bashkua “Vatrës”

Historiani gjilanas Naim Musliu iu bashkua “Vatrës”
Avatar photo Redaksia

Historiani gjilanas, Naim Musliu nga sot është bërë pjesë e Federatës Pan-Shqiptare “Vatra” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me seli qendrore në New York.

Këtë e ka bërë me dije vet Musliu përmes një në profilin e tij, ku edhe ka shpërndarë  postimin e faqes zyrtare të Gazetës Dielli.

EkoHigjiena

“Nga sot, edhe zyrtarisht u anëtarësova në Federatën Pan-Shqiptare “Vatra”, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me seli qendrore në New York. Ku do të vazhdoj, aq sa mundem, të jap kontributin tim profesional e shoqëror në shërbim të çështjes kombëtare. E falënderoj editorin e gazetës “Dielli”, Sokol Pajen, për mbështetjen e vazhdueshme dhe gjithë vatranët për mikpritjen!”, ka shkruar Musliu.

Postimi i faqes zyrtare të Gazetës Dielli

Dr. Naim Musliu iu bashkua Vatrës

Dr. Naim Musliu është anëtari më i ri që iu bashkua Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës Vatra. Me rastin e 110 vjetorit të themelimit, ardhja e intelektualëve dhe të rinjve që po i bashkohen Federatës është dhurata më e bukur dhe më e çmuar në këtë 110 vjetor.

Te rinjte jane e ardhmja e Vatres. Intelektualet shqiptare dhe kontributi per çeshtjen kombetare jane vlerat me te qenesishme te Federates Vatra.

Eksperti i historisë Dr. Naim Musliu lindi në Gjilan.  Fakultetin e mbaroi në Universitetin e Prishtinës, Dega në Gjilan, drejtimi Histori dhe Edukatë Qytetare, kurse studimet pasdiplomike të magjistratures i përfundoi në Universitetin e Tetovës, në Fakultetin Filozofik, departamentin e Historisë me temë “Roli dhe kontributi i Kazasë së Gjilanit në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare (1908 – 1910)”.

Studimet doktorale i mbaroi në Universitetin e Tiranës, Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, departametin e Historisë  me temë të desirtacionit : “Fuqitë e Mëdha dhe çështja shqiptare 1875 – 1878”.

Gjatë vitit 2018 – 2020 ishte kryetar i shoqatës së Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, dega në Gjilan. Ishte bashkëorganizator me shoqatën i dhjetra simpoziumeve, sesioneve e tryezave shkencore.

Ka të botuar edhe shumë punime shkencore dhe mediale.

Vatra i uron mirëseardhjen dhe e falenderon për pjesëmarrje aktive në të gjitha aktivitetet e zhvilluar në muajt e fundit. Vatra rritet çdo ditë, shqiptarizma forcohet çdo ditë.

https://www.facebook.com/DielliNewspaper/photos/a.372630063527034/1162296881227011

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.