DYLON

Mbahen dëgjimet buxhetore me Handikos dhe të rinjtë

Mbahen dëgjimet buxhetore me Handikos dhe të rinjtë
Avatar photo Redaksia

Drejtoria për Buxhet dhe Financa ka filluar me mbajtjen e dëgjimeve buxhetore, dhe dëgjimet e radhës që janë mbajtur janë ato që janë mbajtur sot me HANDIKOS dhe të rinjtë.

Të pranishëm në këto dëgjime buxhetore ishin: Ardita Dërmaku e Blerim Murina si dhe Zyrtari Kryesor Financiar Naser Hashani.

EkoHigjiena

Këto dëgjime po mbahen për të dëgjuar nga afër kërkesat e qytetarëve, për të hartuar listën e projekteve të cilat do të realizohen në vitin 2025.

Drejtoresha Dërmaku ka prezantuar buxhetin për vitin 2025, si dhe ka specifikuar shumën e ndarë për secilën kategori.

Kurse Shefi i Kabinetit Rexhepaj ka prezantuar para të pranishëmve projektet të cilat janë realizuar deri tani si dhe ka treguar se janë të hapur për të dëgjuar kërkesat e tjera që do të vijnë nga qytetarët.

Dëgjimet buxhetore do të vazhdojnë të mbahen edhe në lokalitetet e tjera të Komunës së Kamenicës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.