Në rastin e tiroides, stresi mund të përkeqësojë funksionin e saj dhe të shkaktojë atë që njihet si hipertiroidizëm ose prodhimi të tepërt të hormonit të tiroides.
Lidhja midis stresit dhe hipertiroidizmit. Stresi dhe hipertiroidizmi lidhen nëpërmjet gjendrave suprarenale.
Stresi, sidomos kur është kronik mund të ndryshojë gjendrën e tiroides. Stresi kronik nënkupton stres të vazhdueshëm për të paktën tre muaj. Këtu përfshihet nervozizmi dhe acarimi.
Kur stresi shfaqet, stimulon dy anët e gjendrave suprarenale. Kjo shkakton dobësim dhe ndryshim të sistemit imunitar.
Pas kësaj, në organizëm shfaqen një sërë inflamacionesh. Është vetë sistemi ynë i brendshëm që na sulmon duke perceptuar një rrezik të lartë.