DYLON

Ismajli Roli i infermierëve jetik në trajtimin dhe shërimin e pacientëve

Ismajli Roli i infermierëve jetik në trajtimin dhe shërimin e pacientëve
Avatar photo Redaksia

“Urime 12 maji, Dita Ndërkombëtare e Infermierëve. Në këtë ditë kujtojmë, Florence Nightingale, e cila njihet edhe si themeluesja kryesore e infermierisë në botë. Në vendin tonë, fuqia potenciale e infermierëve është shumë e lartë në spitalet, dhe Qendrat e Mjekësisë Familjare, andaj, kjo dëshmon më së miri rolin e tyre jetik, në trajtimin dhe shërimin e pacientëve”, ka thënë nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli.

Ai shtoi se të gjithë ne duhet t’i vlerësojmë përpjekjet e tyre, në rolin e shëndetit të njeriut, përmes dhënies së ndihmës parësore për çdo pacientë. Këta infermierë janë shtylla kryesore e ngritjes së shërbimeve infermierore, sigurisë dhe shëndetit të njerëzve.

Ismajli shtoi se rëndësia më e madhe e infermierëve, u pa në këtë situatë me të cilën po ballafaqohet e gjithë bota, në trajtimin e pacientëve me një pandemi globale, ku nuk është aspak lehtë të ballafaqohesh drejtpërsëdrejti me të atakuarit.

EkoHigjiena

“Ju jeni fuqia e transmetimit të shëndetit të plotë tek pacientët. Faleminderit që na shërbeni në çdo kohë, duke na trajtuar në mënyrë më të mirë të mundshme. Zoti ju ruajt të gjithë Infermierëve, duke ju dëshiruar që në të ardhmen të keni përfaqësim dhe mundësi më të mëdha të kushteve operuese”, ka thënë nënkryetari i Ismajli.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.