DYLON

ShSKUK: Suksesi i radhës në QKUK

ShSKUK:  Suksesi i radhës në QKUK
Avatar photo Redaksia

Për herë të parë realizohet procedura digansotike dhe terapeutike e studimit elektrofiziologjik të zemrës me ablacion, njofton Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK).

Me datë 11 dhe 12.12.2021 në Klinikën e Kardiologjisë, shërbimin e Elektrostimulimit dhe Elektrofiziologjisë, filloi për herë të parë procedura diagnostike dhe terapeutike e studimit elektrofiziologjik me ablacion.

EkoHigjiena

Kjo procedurë e rëndësishme intervente me një aparaturë bashkëkohore dhe angazhim maksimal të stafit tonë të specializuar hapi një etapë të re në Klinikën e Kardiologjisë dhe trajtimin e pacientëve me aritmi kardiake.

Janë punuar gjithsejtë 5 raste me çrregullime supraventrikulare të ritmit, prej të cilëve 3 raste me AVNRT tipike dhe 2 raste me sindromë parangacmimi dhe rrugë acesore përçimi (WPW).

Rastet janë punuar nga specialistët tonë të fushës dr.Edmond Haliti dhe dr.Xhevdet Krasniqi, nën mbikqyrje (proktorship) nga eksperti i jashtëm Prof.Vassil Traykov nga Bullgaria, si dhe me përkrahjen e çmuar të menaxhmentit dhe angazhimin maksimal të stafit infermieror të shērbimit përkatës.

Të gjitha rastet kanë përfunduar me sukses dhe pa komplikime,  njofton Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.