DYLON

Presidenti i FFK-së ngushëllon familjen e ish-futbollistit të ndjerë

Presidenti i FFK-së ngushëllon familjen e ish-futbollistit të ndjerë
Avatar photo Elife Sherifi

Flamur Vala, ish-futbollist i ekipit të Gjakovës, e më vonë edhe trajner i “KF Gjakova”  dhe “KF Vëllaznimi”, u nda nga jeta.

Për këtë rast, presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Vala.

Ky është mesazhi i plotë i tij:

EkoHigjiena

Prishtinë, 22 gusht, 2019

E nderuara familje e Flamur Valës!

Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për vdekjen e Flamur Valës, ndaj ju lutem që në emrin tim, KE të FFK-së dhe tërë komunitetit të futbollit, më lejoni të ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe të thella për humbjen e më të dashurit tuaj.

Kontributi i Flamurit për futbollin ishte i madh dhe i vlerësuar nga të gjithë. Ai u shqua si portier e më pas edhe si trajner në KF “Gjakova” dhe KF “Vëllaznimi”, ku la gjurmë të pashlyeshme. Flamuri ishte punëtor i madh sportiv, mik i jashtëzakonshëm e i respektueshëm dhe si të tillë do ta kujtojmë gjithmonë.

Në këto momente të vështira për ju, të gjithë jemi afër që ta përballoni dhimbjen për më të dashurin tuaj.

U prehtë në paqe shpirti i tij!

Me respekt

Agim Ademi, president i FFK-së

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.