Shefi i kabinetit të kryetarit, Meriton Ramabaja, drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Suna Zajmi-Krasniqi, si dhe përfaqësuesja nga Zyra për Investime dhe Mbështetje, Vildane Maliqi kanë pritur në takim drejtorin për Ballkan në Komitetin për Europë dhe Amerikë Kuvajt, Mahmoud al Najjad, si dhe përfaqësues të OJQ-së Qendresa Kosovare.
Gjatë këtij takimi është biseduar për mundësitë e reja për bashkëpunim në mes të Komunës së Kamenicës dhe donatorit.
Shefi i kabinetit të kryetarit, Meriton Ramabaja, ka falënderuar Drejtorin për Ballkan në Komitetin për Europë dhe Amerikë Kuvajt, Mahmoud al Najjad, për bashkëpunimin e mirëfilltë me Komunën e Kamenicës, duke thënë se shpreson që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Ai po ashtu në shenjë mirënjohje për këtë bashkëpunim u ndau letër falënderimi për Drejtorin Mahmoud al Najjad, stafin të tij dhe përfaqësuesit e OJQ-së Qendresa Kosovare.
Nga ana tjetër edhe Drejtori Mahmoud al Najjad, falënderoi stafin e kryetarit dhe të gjithë Komunën e Kamenicës për gatishmërin e treguar për bashkëpunim./2LONLINE.com/