DYLON

Ekipi i FSK-së u kthye nga Misioni i parë paqeruajtës në Kuvajt

Ekipi i FSK-së u kthye nga Misioni i parë paqeruajtës në Kuvajt
Avatar photo Redaksia

Zëvendëskomandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës gjeneral major Enver Cikaqi së bashku me shefin e Departamentit të Operacioneve dhe trajnimeve, kolonel Ejup Maqedonci kanë pritur sot në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë ekipin e pjesëtarëve të FSK-së së bashku me dy pjesëtarë të Gardës Ndërkombëtare të IOWA-s, të cilët përfunduan misionin e parë paqeruajtës në Kuvajt krah ushtrisë amerikane.

Në fjalën e tij drejtuar pjesëtarëve gjeneral Cikaqi i përgëzoj pjesëtarët e FSK-së për gatishmërinë dhe u shpreh mjaft krenar për shërbimin që kanë bërë gjatë kësaj periudhë” Mirë se erdhët në shtëpinë tuaj, e kuptoj qe ka qenë mjaft sfiduese për ju, por ju duhet të ndiheni krenar siç ndihemi edhe ne për ju, pasi ju u bëtë pjesë e historisë së vendit tonë dhe tani për misionet e radhës do jenë shumë më të lehta pasi do mësojmë nga eksperienca dhe vështirësitë në të cilat ju keni kaluar”.

EkoHigjiena

Përveç kolegëve të FSK – së në aeroport kishin dalë edhe familjarë të shumtë të pjesëtarëve të cilët sa ishin krenar po aq ishin edhe të emocionuar për takimin e tyre pas disa muajsh.

Forca e Sigurisë së Kosovës do vazhdoj të trajnohet dhe aftësohet profesionalisht që çdo herë të jetë e gatshme për misione të tilla ndërkombëtare.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.