DYLON

Kryeministri Kurti priti ushtarakët e FSK-së që e përfunduan misionin në Kuvajt

Kryeministri Kurti priti ushtarakët e FSK-së që e përfunduan misionin në Kuvajt
Avatar photo Redaksia

Misioni i bashkë-zbarkimit në Kuvajt, misioni i juaj i parë, është misioni i parë edhe për Kosovën. Prandaj, ju do të mbaheni në kujtesën tonë si grupi i parë që tregoi vullnetin e lartë dhe të fuqishëm të ushtarakëve të Kosovës të japin më shumë për paqe dhe liri sepse, ne si popull e dimë çmimin e lartë të lirisë, ju tha Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ushtarakëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, të cilët e përfunduan Misionin në Kuvajt.

Kryeministri Kurti së bashku me zëvendësministrin e Mbrojtjes, Shemsi Syla, i priti në takim pjesëtarët e FSK-së, të cilët nga muaji maj deri në muajin tetor 2021, ishin pjesë e misionit paqeruajtës në Kuvajt: Major Mentor Ibrahimi, Kapiten Kreshnik Haxhiu, Toger Dhurim Shemsedini, Tetar Hyjnor Lajqi dhe Ushtari i Klasit të Parë Mehmet Mehmeti.

EkoHigjiena

Falënderime dhe mirënjohje për krenarinë që i kanë sjellë vendit, u shprehu kryeministri, dhe shtoi se ata e dëshmuan në praktikë përkushtimin e Republikës së Kosovës për paqe dhe siguri, edhe jashtë kufijve.

“Kosova po e merr një rol më të madh në siguri dhe mbrojtje që është nder, por edhe përgjegjësi e madhe. Tani është koha që ju profesionalisht t’i ndani të gjitha mësimet e mësuara në këtë mision në Forcën e Sigurisë së Kosovës, si dhe të kaloni momente relaksuese me familjet dhe miqtë tuaj”, tha kryeministri Kurti.

Ai i ftoi ushtarakët që të jenë gjithnjë këmbëngulës në profesionalizmin dhe shërbimin fisnik për paqe dhe liri.

Pjesëtarët e Misionit në Kuvajt e falënderuan kryeministrin Kurti për përkrahjen e vazhdueshme gjatë misionit. Ka qenë ndër për ne që t’i shërbejmë atdheut dhe t’i kontribuojmë paqes krahas forcave ushtarake të SHBA-së, thanë ata. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.