DYLON

Kryetari i KBI-së në Gjilan priti në takim Dekanin e Fakultetit të Studimeve Islame

Kryetari i KBI-së në Gjilan priti në takim Dekanin e Fakultetit të Studimeve Islame
Avatar photo Redaksia

Dekani i Fakultetit të Studimeve Islame, dr. Fahrush Rexhepi vizitoi Këshillin e Bashkësisë Islame të Gjilanit, në të cilin u prit nga kryetari z. Naim Aliu.

Kryetari Aliu e njoftoi dekanin me punën dhe të arriturat e KBI-së në Gjilan dhe falënderoi Dekanin për punën dhe kontributin e tij gjatë periudhës sa ishte koordinator i medresesë në Gjilan dhe për përkrahjen e vazhdueshme që ka dhënë për Këshillin e Bashkësisë Islame në Gjilan.

Dekani e falënderoi kryetarin Aliu për pritjen, si dhe premtoi përkrahje të mëtutjeshme për Këshillin e Bashkësisë Islame dhe degën e Medresesë në Gjilan. /2LONLINE.com/

EkoHigjiena

 

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.