Stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë ka përfunduar në ballinën e uebsajtit zyrtar të UEFA-s.
Në fakt, shtëpia e futbollit evropian e ka vendosur stadiumin e kryeqytetit të saj në ballinën e rubrikës Champions League, duke e paralajmëruar fazën parakualifikuese të këtij kompeticioni, i cila është duke u mbajtur në Kosovë.
Kampionët e katër shteteve, Kosovës, Andorrës, Gjibraltarit dhe San Marinos po marrin pjesë në raundin parakualifikues.
Feronikeli dhe Santa Coloma janë në finalen e madhe të raundit parakualifikues. Fituesi i këtij dueli do të luaj në raundin e parë ndaj kampionëve të Uellsit, TNS.