E dashura Rini!

E dashura Rini!

Konventa e të rinjëve të LDK-së,në Gjilan në rrugën e zhvillimit të shtetit të Kosovës, dallohet me veçantinë e saj, me rolin ispirues e motivues. E të gjitha për një të ardhme më të mirë e më të begatshme, siç e kanë shumica e të rinjëve tanë në Evropë.

Nga: Arbër R.Ismajli

Atje ku natyrshëm përkasim edhe ne e që mjerisht, ende nuk po arrijmë të shijojmë të plotë demokracinë dhe frytet e zhvillimit të Evropës perëndimore dhe qëndrore.

Brezi i parë i rinisë së LDK-së i themeluar në fillim të vititi 1990, kishte për qëllim që të jetë krah i proceseve të prindërëve të tyre, për liri dhe pavarësi, për solidaritet mes njerëzve dhe komunitetit në përgjithësi.

Jeta ishte e rëndë, pushtuesi serb dhe diktatura e sistemit shtetror serb e kishte shtrirë dhunën në të gjithë hapësirën e Kosovës.

Represionet e torturat nuk zgjodhen moshë, vrasjet e përndjkekjet poashtu gjersa masovikisht nga përndjekën nga troejt tona.
LDK nuk e ndali asnjëherë angazhimin, qoftë për të qenë pjesë e proceseve për lirinë e vendit dhe ndërtimine tij në proceset e pasluftës e mbi të gjitha në zhvillimin e demokratizimin e gjithëmbarshëm edhe pse e kjo e fundit len për të dëshiruar edhe me shumë.
Por, kush mund të bëjë ndryshime pozitive sot, nesër e në kohët që vijnë; vetëm rinia e shëndoshë dhe me orientime të qarta intelektuale e patriotike. Vetëm një rini e shkolluar e emancipuar është e denjë të ballafaqohet me sfidat që e presin.
E tillë në masë të madhe është rinia e Kosovës dhe e vet LDK-së!

Prandaj konventës së sotme të rinisë së LDK-së në Gjilan i uroj suksese dhe mbarvajtej në shpalosjen e ideve kreative që sjellin me vete inovacione të veçanta për një jetë më të mirë dhe mirëqenie për qytetarët tanë.

Rina jonë, duhet të na bëj të ndjehmi krenar me shtetin e Kosovës. Koha e saj për të marr punët në duart e veta po vije. Kjo kohë po ju thërret për një mobilizim të gjithmbarshëm.Kosovën e duam përmes aktit të dhënies së dijes dhe mundit për të dhe jo e kundërta siç po ndodhë me veprimet e pandërgjegjshme të pushtatarëve tanë tanë tash e sa vite rresht.

Urime rini e shëndoshë e LDK-së!

Bashkë për një Kosovë të shëndetshme e të zhvilluar.

 

KOMENTE