Komuna e Gjilanit, gjatë sezonit veror të vitit 2019 ka pasur ulje drastike të zjarreve fushore e malore, ka thënë një një konferencë për media drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Sami Spahiu.
“Kemi bërë një fushatë vetëdijësuese për qytetarët përmes njoftimeve të përgjithshme, si: komunikimi i drejtpërdrejt me qytetarët, këshillat e lagjeve dhe fshatrave, pastaj përmes posterave, mediave elektronike dhe rrjeteve sociale, me qëllim të njoftimit dhe të vetëdijesimit të qytetarëve në parandalimin e zjarreve fushore dhe pyjore. Si rezultat i këtyre masave, gjatë sezonit të nxehtë veror, përkundër temperaturave shumë të larta, ne kemi pasur rënie të zjarreve malore dhe atyre fushore”, ka deklaruar Spahiu, të martën.
Gjatë vitit 2019, kjo Drejtori është furnizuar me një automjet teknik për intervenime rrugore, donacion nga klubi rotarian “Gjilani”, pastaj me tri pompa ajri për fikjen e zjarre, ndërkaq është lidh kontrata për furnizim me pajisje profesionale për zjarrfikësit.
Gajtë vitit 2019, drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim ka thënë se në bashkëpunim me KRU “Hidromorava”, janë funksionalizuar edhe shtatë pika të hidrantëve emergjentë publik.
“Ndërkohë, në bashkëpunim me Agjencionin për Menaxhimin e Emergjencave të Kosovës, është mbajtur trajnimi simulues një ditor për tërmetet. Trajnimi është mbajtur në hapësirat e oborrit të shkollës fillore “Selami Hallaqi”, ku e kanë marrë përvojën e duhur për tërmete mbi 400 nxënës të shkollave në komunën tone”, është shprehur Spahiu.
Spahiu, me këtë rast, e ka falënderuar kryetarin e Komunës, Lutfi Haziri, për mbështetjen dhe bashkëpunimin e mirë, sikurse edhe institucionet tjera të sigurisë dhe qytetarët.