DYLON

Haziri: Flaka e sivjetme i kushtohet kryengritësit të Anamoravës, Abdullah Tahiri

Haziri: Flaka e sivjetme i kushtohet kryengritësit të Anamoravës, Abdullah Tahiri
Avatar photo Redaksia

Në Gjilan ka filluar tashmë “Flaka e Janarit”, një manifestim ky kulturor, përmes të cilit kujtohen e nderohen heronjtë e kombit, që nga periudha e Skënderbeut e deri ta lufta e UÇK-së.

Kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, nën përkujdesjen e të cilit mbahet manifestimi, ka thënë se “Flaka…2020” i kushtohet kryengritësit të Anamoravës, kolosit të kombit Abdullah Tahiri, në 21 vjetorin e rënies.

“Abdullah Tahirit ka qenë një njeri i drejtpërdrejt dhe impulsiv, i cili ka shpërthyer gjithmonë kundër padrejtësive. Abdullahu i përket grupit të njerëzve të mirë, të njerëzve të mëdhenj që edhe me aktin e sakrificës personale, ka zënë vendin meritor në rreshtin e madh të kolosëve të kombit”, ka thënë kryetari Haziri.

EkoHigjiena

Përndryshe “Flaka e Janarit 2020”, që është hapur me ndezjen e flakadanëve dhe një akademi kushtuar dëshmorit Xhevat Qerimi, do të vazhdojë deri më 31 janar, me aktivitete të tjera, në katër shtyllave kryesore të këtij manifestimi, që i kushtohet heronjve dhe të rënëve për liri.

Aktiviteti i radhës në “Flakën e Janarit 2020” do të jetë “Akademia e Flakës”, më 17 janar, në ora 16:00, në Teatrin e Qytetit në Gjilan e më pas, në ora 17:30, në Galerinë e Arteve, do të hapet Ekspozita Kolektive dhe do të jepen çmimet në kuadër të “Penelit të Flakës”.

“Flaka…” vazhdon me Akademinë për Rugovën, më 21 janar, në shënim të 14-vjetorit të shkuarjes në amshim të presidentit të parë të Kosovës.

Nga 22-26 janar mbahet Festivali i Dramës Shqipe “Talia e Flakës”, i cili sivjet pritet të jetë i jashtëzakonshëm.

Më 28 janar mbahet Festivali i këngës për fëmijë “Xixat e Flakës” në sallën e teatrit të qytetit.

Ndërkaq, në ditën e fundit, më 31 janar, zhvillohen dy aktivitete – Ora e madhe letrare “Pena e Flakës”, ku shpallen edhe rezultatet e konkursit letrar si dhe Festivali i këngës popullore “Fest Flaka”.

“Flaka e Janarit”, është shndërruar në një identitet kulturor për Gjilanin, duke e kthyer qytetin e Anamoravës në një kryeqendër të kulturës mbarëkombëtare pikërisht në muajin më të ftohtë të vitit, i cili u përflakë e u përgjak disa herë gjatë rrugëtimit tonë historik për liri e mëvetësi.

Ky është edicioni i 29-të i “Flakës së Janarit”.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.