Shpërndahen libra për 172 nxënës nga Kamenica fitues të garave lokale dhe nacionale

Shpërndahen libra për 172 nxënës nga Kamenica fitues të garave lokale dhe nacionale

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati së bashku me Koordinatorin për Rini, Kulturë dhe Sport Rexhep Hoti sot kanë shpërndarë dhurata për nxënësit e Kamenicës të cilët kanë fituar në garat komunale dhe nacionale.

Këto gara janë zhvilluar për mendimin kritik dhe kreativitetin kulturor të organizuara nga Drejtoria për Arsim dhe Kooridnatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti.

Të gjithë nxënësit, prindërit, mësimdhënësit dhe drejtorët e shkollave fituese i përshëndeti i pari i komunës, Qëndron Kastrati, UD Drejtoresha e Arsimit Mirhane Morina dhe koordinatori Rexhep Hoti.

Ata uruan nxënësit për sukseset e arritura në këto gara duke i dëshiruar edhe suksese më të mëdha tutje.

172 nxënësit fitues nga Kamenica morën nga një set librash në vlerë prej 50 eurov.

KOMENTE