Ndeshja e vlefshme për kualifikueset e “Euro 2020” do të zhvillohet sot në stadium “Loro Boriqi”, mes Shqipërisë dhe Turqisë.
Në kampin kuqezi, referuar deklaratave të ditëve të fundit të futbollistëve dhe trajnerit Panucci, ka optimizëm dhe harmoni, ndërkohë që edhe besimi për të arritur te 3 pikët është i madh.
E sigurt është mungesa e qendërmbrojtësit Mërgim Mavraj, për shkak të kartonit të kuq të marrë në ndeshjen e Ligës së Kombeve ndaj Izraelit.