Muriqi: Kemi tifozëri të zjarrtë, besoj në fitore ndaj Bullgarisë

Muriqi: Kemi tifozëri të zjarrtë, besoj në fitore ndaj Bullgarisë

Vedat Muriqi, në një intervistë për SuperSport tregoi emocionet e barazimit me Danimarkën si dhe përcolli optimizëm për ecurinë e Kosovës në eliminatorët e Europianit.

Sulmuesi shtatlartë tha se beson se te henen do ta gezojne Kosoven me fitore.

Besoj keni fjetur mirë pas një rezultati pozitiv me Danimarkën?

Pas lojërave të tilla nuk mund të bësh gjumë të rehatshëm. Më ka zënë gjumi vonë, tani do të shohim çfarë do të bëjmë deri të hënën.

Kishit si kundërshtarë dy mbrojtës shumë të fortë si Christiansen dhe Andersen, duhet të ndiheni i lodhur…

Janë lojtarë të nivelit të lartë, mjafton të shohim ekipet ku luajnë. Edhe ne u treguam se çfarë ishim të aftë të bënim. Trajneri i tyre pat deklaruar se do të ishte thjesht një ndeshje stërvitore, por në të vërtetë nuk rezultoi e tillë. Besoj se edhe ai është mahnitur me lojën tonë.

Me atë që treguam ndaj Danimarkës, mund të themi se do ta përballojmë me sukses Bullgarinë?

Jam shumë optimist, sepse kemi një ekip shumë të mirë dhe kompakt, kemi lojtarë në formë. Bullgarisë i mungojnë dy lojtarë titullarë, kështu që i dimë mangësitë e tyre. Besoj se të hënën kemi për ta gëzuar Kosovën.

Kemi kundërshtarë të tjerë shumë të fortë në grup si Anglinë, Çekinë… Ku e sheh Kosovën në fund të eliminatoreve?

Ne jemi shumë optimistë, edhe pse do të luajmë me Anglinë, Çekinë apo Malin e Zi. Këtu, në Kosovë, ne pretendojmë t’i marrim pikët e plota, madje edhe me Anglinë. Kemi tifozëri shumë të zjarrtë.

KOMENTE