DYLON

Dënohen me 45 vjet burg maqedonasit që u përfshin në ISIS

Dënohen me 45 vjet burg maqedonasit që u përfshin në ISIS
Avatar photo Elife Sherifi

Të shtatë të akuzuarit e kanë pranuar fajësinë për veprat penale “pjesëmarrje në formacione paraushtarake dhe parapolicore”, ndërsa njëri prej tyre kishte pranuar akuzën për veprën penale “organizim terrorist”.

Gjykata Penale në Shkup ka dënuar me gjithsej 45 vjet burg qytetarët e Maqedonisë së Veriut që janë kapur duke luftuar në shtetet arabe, pranë ISIS-it dhe formacioneve të tjera paraushtarake dhe parapolicore. Gjykata tha se e ka marrë vendimin bazuar në provat që i ka siguruar me ndihmë ndërkombëtare, por edhe duke u bazuar në vetë deklaratat e ish-luftëtarëve të cilët e pranuan fajin, respektivisht pjesëmarrjen në luftëra të huaja. Safet Ramadani u dënua me 9 vite burg ndërsa Elmedin Osmani, Ahmet Xhengiz, Benjamin Feto, Ibrahim Shabani dhe Almir Mirtovski me nga 6 vite burg.

“Gjykata ka konfirmuar se të akuzuarit i kanë kryer veprat penale për të cilat ngarkohen në akuzë. Gjatë shqiptimit të lartësisë dhe llojit të sanksionit, Gjykata i ka marrë parasysh rrethanat lehtësuese dhe ato rënduese”, ka thënë gjykatësja Xheneta Begtoviq.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.